#Number 1 Give Me Everything Pitbull
#Number 2 Don't Wanna Go Home Jason Derülo
#Number 3 Mr Saxobeat (UK Radio Edit) Alexandra Stan
#Number 4 Right There Nicole Scherzinger
#Number 5 SpaceshipTinchy Stryder & Dappy
#Number 6 California King Bed Rihanna
#Number 7 Nobody's Perfect Jessie J
#Number 8 I'm Into You
Jennifer Lopez
#Number 9
The Edge of GloryLady GaGa#Number 10
Price Tag
Jessie J
Shtetet të cilat e kanë
njohur Kosovën
Një person i armatosur dhe një tjetër që pa u vërejtur ka kaluar rrethojat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mundur të mërkurën të hynin në aeroplanin e “Turkish Airlines”, që për destinacion kishte Stambollin. I treti, që mëtonte të depërtonte me një thikë, nuk i kishte shpëtuar sigurimit.
Sikur dy të parët të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mund të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. Teknikat e tyre për të futur armatimin në aeroplan kishin funksionuar. Autoritetet shtetërore të sigurisë dhe sigurimi i Aeroportit nuk i kishin vërejtur.
Një burim brenda Ministrisë së Brendshme ia ka treguar “Kohës Ditore” gjithë storien e aksionit, që organet shtetërore, por edhe ato të Aeroportit, kanë dashur ta mbanin të fshehtë./Indeksonline/
Zjarrfikësit e Podujevës përfitojnë një xhip nga RTN-ja
Podujevë, 18 maj - Shërbimi i Zjarrfikësve dhë Shpëtimit në Podujevë ka përfituar një xhip “Land rover” me pajisje logjistike nga Klubi Rotarian i Anglisë (RTN). Zyrtarët komunalë të Podujevës janë shprehur të kënaqur me këtë donacion. Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Muçiqi, ka thënë se Klubi Rotarian në vazhdimësi ka ndihmuar Komunën e Podujevës. E përfaqësuesit e RTN-së thanë se kjo makinë do të shërbejë për shuarjen e zjarreve në terrene të vështira. Ndërsa premtuan se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Përfaqësuesi i BE’së në Prishtinë, Samuel Zbogar, nuk u pajtua me kritikat që Kryeministri Thaçi ia adresoi Brukselit. Diplomati slloven porositi autoritetet kosovare që t’i kryejnë detyrat e shtëpisë rreth proceseve integruese. Ai tha se BE mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës.
Kritikat e fundit të Kryeministrit Thaçi, drejtuar Bashkimit Europian, duket së kanë hasur në vesh të shurdhër për shumicën e shteteve anëtare të BE’së, por jo edhe për njeriun që përfaqëson Unionin në Kosovë.
Pas deklaratave të fundit të kreut të Qeverisë se Bashkimi Europian po vonon proceset integruese të Kosovës, Udhëheqësi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar i ka dalë në mbrojtje BE’së, duke siguruar kosovarët se përkushtimi për të ardhmen europiane të vendit mbetet i palëkundur dhe se kjo po ndodh edhe në praktikë.
“Kosova ka perspektivë europiane dhe ajo po ndodh praktikisht”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së në një prononcim për media.
Sipas Zbogar, ndryshe nga sa mund të perceptohet në Kosovë, BE nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket perspektivës evropiane, por se ky është një proces, ku një pjesë të madhe të punës e kanë vetë institucionet dhe shoqëria kosovare.
Të enjten Zbogar, derisa po merrte pjesë në hapjen e një fabrike të mjaltit në Deçan, tentoi të japë përgjigje për të gjitha shqetësimet e fundit të kosovarëve, duke përfshirë atë se BE me qëllim është duke vonuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Diplomati slloven tha se të gjitha premtimet që i janë dhënë Kosovës do të mbahen.
Sipas tij, në pranverë Kosovës pritet t’i jepet udhërrëfyesi për vizat, megjithëse mbesin edhe disa diskutime të fundit mes shteteve anëtare gjatë muajit maj.
“Komisionarët europianë gjatë vizitave në janar dhe mars e kanë thënë se Kosova do të marrë udhërrëfyesin për vizat gjatë pranverës dhe kjo shpresoj dhe pres të ndodhë. Megjithatë, diskutimet po vazhdojnë dhe mbeten disa diskutime të fundit gjatë këtij muaji”, ka thënë ai.
Zbogar e ka vlerësuar angazhimin dhe kurajën e institucioneve kosovare për të lëvizur përpara në agjendën europiane, por ka thënë se ende mbetet shumë punë për t’u bërë.
Sipas tij, sa më shumë që Kosova futet në proceset e integrimit, aq më vështirë bëhet dhe aq më shumë kërkohet nga Kosova. Por, ka thënë ai, kjo është për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Ne do të sjellim udhërrëfyesin e vizave shumë shpejt. Studimi i fizibilitetit do të përfundoj në vjeshtë. Në anën tjetër, institucionet dhe vet shoqëria duhet të bëjnë shumë gjëra vetë për të lëvizur përpara, por jam i lumtur që sot Kosova ka angazhimin dhe kurajën për të lëvizur përpara drejt proceseve integruese”.
Por, sipas përfaqësuesit europian, Kosova nuk ka nevojë që të pres udhërrëfyesin dhe mund t’i kryej detyrat që i takojnë qysh tani.
Ai vlerëson se udhërrëfyesi nuk është fundi, por vetëm fillimi i procesit dhe se pas kësaj do të jetë në dorë të Qeverisë dhe vetë Kosovës si shoqëri që t’i bëjë gjërat që i takojnë, si për gjithë vendet tjera që kanë kaluar nëpër këtë proces.
Nëse Kosova pretendon se i ka përmbushur kushtet, ka thënë ai, atëherë procesi do të jetë shumë më i shpejtë.
“Nëse Kosova thotë se tashmë është gati, unë jam i lumtur, sepse kur të vijë udhërrëfyesi ne do të jemi në gjendje që vetëm ta kontrollojmë dhe do lëvizim shumë shpejt. Por, unë nuk mendoj se duhet ta presim udhërrëfyesin, mendoj se shumë gjëra mund të bëhen tanimë që procesi pas udhërrëfyesit të jetë sa më i shkurtër”, ka vlerësuar Zbogar.
Ditë më parë, kritika ndaj BE’së kishte drejtuar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, e cila kishte akuzuar disa shtete anëtare të Bashkimit Europian se po bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Lunacek kishte deklaruar se Franca, Belgjika, Holanda dhe Suedia janë shtete të cilat nuk po tregojnë vullnet për të lëvizur përpara me udhërrëfyesin për vizat.
Por, Shefi i BE’së në Prishtinë nuk është pajtuar me këto deklarata.
Zbogar ka thënë se Lunacek flet si parlamentare e Parlamentit Europian, dhe kjo nuk reflekton qëndrimin e BE’së ndaj Kosovës.
“Unë nuk mund të flas për Znj. Lunacek. Ajo flet si parlamentare në Parlamentin Europian. Unë mund të them se së fundi kam qenë në Bruksel, dhe përkushtimi i Bashkimit Europian për Kosovën është aty”, ka thënë diplomati slloven.
Gjatë një konference për media, të premten, Merita Mustafa menaxhere në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se pas një vlerësimi të raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, KDI shpreh shqetësim për rezultatet minore që ka dhënë kjo agjenci deri më tani, kundër korrupsionit, sidomos shqetësues mbetet numri i vogël i rasteve të cilat përfundojnë me provat dhe arrestimet e zyrtarëve apo personat e korruptuar.
Sipas saj, të gjitha të dhënat në këtë raport dëshmojnë se ndikimi i kësaj Agjencie Kundër Korrupsionit, tek organet e ndjekjes, është simbolik, me vetëm gjashtë arrestime që nga themelimi i saj.
Mustafa një shqetësim të madh e sheh mosverifikimin e pasurisë tek zyrtarët qeveritar dhe tek institucionet gjyqësore, të cilat, sipas saj, janë segmentet më të korruptuara.
“Një element tjetër i cili, po ashtu, e vënë në pikëpyetje punën e kësaj agjencie dhe pavarësinë e saj është anashkalimi dhe mosverifikimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë brenda dy institucioneve kryesore të shtetit e që janë Qeveria dhe gjyqësori të cilat njëkohësisht dyshohet se janë segmentet më të korruptuara të shtetit tonë”, ka thënë Mustafa.
Në Presidencën e Kosovës kanë deklaruar gjithsejtë 7 zyrtar të lartë pasurinë dhe të gjithëve u është bërë verifikimi. Ndërsa në parlament, 124 persona kanë deklaruar pasurinë dhe të gjithëve u është bërë verifikimi, ndërsa tek qeveria, sipas Mustafës, ka një mosverifikim apo një përqindje të madhe të verifikimit të pasurisë, ku nga 871 persona sa kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasurinë vetëm 54 iu është verifikuar ajo.
Tek gjykatat, 257 zyrtar kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasurinë, kurse vetëm 4 prej tyre u është verifikuar, ndërsa tek institucionet e pavarura nga 220 sa kanë qenë të obliguar, asnjërit nuk u është verifikuar.
Mustafa ka shtuar se edhe përkundër këtyre fakteve, Kuvendi i Kosovës edhe pse është organi më i lartë i shtetit tonë dhe i cili duhet të jetë zëri i qytetarëve vazhdon të tregoj një indiferencë të skajshme ndaj këtij raporti dhe ndaj këtyre të dhënave duke aprovuar këtë raport dhe duke e shqyrtuar atë në prani vetëm të një ministri. Ndërkohë që diskutimi është bërë vetëm në emër të grupeve parlamentare. Sipas Mustafës, ky rast po ashtu tregon se lufta kundër korrupsionit është vetëm një parullë politike dhe asgjë më shumë.
Po ashtu, ajo ka thënë se kohëve të fundit Agjencioni Kundër Korrupsion nuk është duke u treguar shumë bashkëpunues me shoqërinë civile.
Ajo nuk ka dhënë emra se cilëve zyrtarëve nuk u është bërë verifikimi i pasurisë, duke thënë se këta emra janë edhe në uebfaqen e këtij agjencioni.
Nga ana tjetër, Kujtim Bytyqi nga KDI duke folur për Strategjinë Kundër Korrupsionit ka thënë se edhe ajo ka mangësi sikurse ato të mëparshmet.
“Edhe pse Strategjia Kundër Korrupsionit konsiderohet si një dokument shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit ajo vazhdon edhe kësaj here të ketë mangësi sikurse te dy strategjitë e mëparshme, si pasoj e kësaj nuk është miratuar as në Kuvendin e Kosovës. Pra, edhe kjo e fundit vazhdon të ketë qasje gjithëpërfshirëse në mungesë të studimit dhe hulumtimit përmbajtësor sa i përket natyrës, shkaqeve dhe shkallës së korrupsionit”, ka theksuar Bytyqi.
KDI konsideron se ky dokument është vetëm retorik dhe si i tillë, nuk mund të luftoj dhe të ndikoj aspak në eliminimin e dukurive korruptive.
Si kusht për të dal nga kjo situatë, KDI e sheh të nevojshme kompletimin e ligjeve me theks të veçantë aprovimin e ligjit të konfiskimit të pasurisë së paligjshme, krijimin e një strategjie që do të adresonte drejt shkaqet e korrupsionit, si dhe krijimin e një Gjykate speciale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjykatë e cila ekziston në disa vende të rajonit. /kosovapress/
Derisa numri i grave që po preken me kancer në gji, po rritet, Qendra Klinike Universitare e Kosovës po ballafaqohet me vështirësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë dhe në vendet e rajonit është alarmante, thonë zyrtarë shëndetësorë.
Shqiptar Demaçi, kirurg torakal, deklaron për Radion Evropa e Lirë, se rreth 200 raste të reja në vit paraqiten me kancer në gji.
Sipas tij, problemet, me të cilat ballafaqohet stafi mjekësor në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, lidhur me trajtimin e kësaj sëmundjeje, janë të natyrave të ndryshme.
Demaçi thotë se ka mungesë të kirurgëve torakal, mungesë anesteziologësh, e posaçërisht si problem shumë të madh, ai e përmend mungesën e aplikimit të radioterapisë në Institutin Onkologjik në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Janë rreth 200 raste të reja në vit me kancer të gjirit. Trajtimi është standard. Sa i përket punës së operacioneve, na mungojnë anesteziologët, edhe pse pacientët me kancer të gjirit kanë prioritet. Radioterapia mungon, edhe pse qe 7 vjet është blerë aparati në QKUK”, thekson Demaçi.
Por, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se gjithçka ka qenë gati sa i përket fillimit të aplikimit të radioterapisë, derisa, me kërkesën e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, për shkak të dyshimeve të radioaktivitetit brenda objektit të Institutit Onkologjik, është ndërprerë puna.
“Ne kemi qenë gati qysh në janar të fillojmë me trajtimin e radioterapisë, por kërkesa nga Prokuroria e EULEX-it ka bërë që ta ndërprejmë këtë aktivitet. Kemi dashur t’i qartësojmë dilemat në këtë aspekt. Në momentin që do t’i heqim dilemat, do të fillojmë me aplikimin e radioterapisë”, thotë ministri Agani.
Ndërkaq, Demaçi shton se me kalimin e kohës, gratë dita ditës po vetëdijesohen sa i përket kontrolleve rutinore të gjirit.
Andaj, shumica e grave që kanë kancer në gji, paraqiten me kohë, derisa, siç tha ai, ka edhe raste kur paraqiten me vonesë dhe kanceri ka avancuar.
“Për shkak të rritjes së vetëdijes, gratë vijnë me kohë te mjeku, por ka edhe raste të avancuara. Por, në klinikën tonë na mungon aparati i ultratingullit, përpos që nuk aplikohet as radioterapia”, shton Demaçi.
E, gratë e prekura me kancerin e gjirit, bëjnë apel që kontrollet nga ana e grave, të jenë sa më të shpeshta, për shkak se, siç thonë ato, diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.
Njëra nga to është edhe Nafije Latifi, nga organizata “Jeta Vita”, njëherësh e prekur me kancer në gji.
“Diagnostikimi i hershëm është puna e parë që duhet të bëhet. Është e rëndësishme, sepse shpëton jetë. Por, në anën tjetër, një person i sëmurë në familje, është e sëmurë e gjithë familja”, thotë Nafije Latifi.
Sidoqoftë, Kosova nuk ka regjistër të kancerit. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, tashmë është përpiluar formulari nga bordi shtetëror për parandalimin e sëmundjeve malinje dhe, siç zotohet ai, deri në fund të vitit 2012, Kosova do të ketë të dhëna të sakta me të diagnostikuarit me kancer. /rel/
Qeveria e Kosovës po planifikon të vë në shfrytëzim mbi 2 miliardë tonë qymyr, që gjinden në rajonin e Dukagjinit. Luan Shllaku shqetësohet mos Qeveria po planifikon të ndërtojë ndonjë termocentral të ri në këtë zonë, që, sipas tij, nuk duhet të ndodhë të paktën edhe 20 vjet.
Qeveria e Kosovës ka filluar të interesohet për qymyr në rajonin e Dukagjinit. Për këtë punë është zgjedhur edhe kompania konsulente, që do të vlerësojë se si të shfrytëzohen rezervat e basenit të Dukagjinit në të ardhmen.
Megjithëse gjithçka është në fazën fillestare, njohësit e kësaj fushe frikohen nëse qeveria po planifikon të ndërtojë kapacitete të reja energjetike nga linjiti në këtë zonë.
Këtij shqetësimi duket se po i kontribuon ndërtimi i termocentralit Kosova e Re dhe shfrytëzimi i një pjese të madhe të rezervave ekzistuese nga investuesi i këtij projekti.
Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, thotë se çdo studim që tregon se çfarë pasuri minerare ka vendi dhe si mund të shfrytëzohen ato është i mirëseardhur.
Por, ai është kundër ndërtimit të një termocentrali të ri në Dukagjin, së paku edhe në 20 vitet e ardhshme.
www.metropolet-shqiptare.de
http://www.Vera-Ks.com
WWW.INFO-KOSOVA.NET